Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri në zonën e përfshirë nga flakët të martën. 95 forca të armatosura, dhjetëra zjarrfikës dhe 11 mjete kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.

Ndërhyrja në terren ka bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve drejt hoteleve, resorteve dhe banesave, të cilat nuk kanë pësuar dëmtime.
Aktualisht, zjarri vijon në zonën pyjore kodrinore, ku terreni i vështirë ka vështirësuar operacionin. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri.

Forcat zjarrfikëse, efektivët e këmbësorisë dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Luaj për të bërë histori”, Lamine Yamal flet për Topin e Artë dhe jetën jashtë futbollit

SPANJË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Ylli 19-vjeçar i...

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

HIMARË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka...