Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti është firmosur në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, ‘Për Shërbimin Informativ të Shtetit’, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”

Shkarkimi vjen pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për largimin e Hysenit nga drejtimi i SHISH, në një kohë kur ndaj saj janë ndërmarrë veprime nga drejtësia.

Më herët gjatë ditës, Rama njoftoi shkarkimin e saj, ndërsa në mbrëmje Vlora Hyseni është vetëdorëzuar pranë autoriteteve të Policisë së Kosovës në pikën kufitare të Morinës, për t’u shoqëruar më pas drejt territorit shqiptar.

Sipas të dhënave të bëra publike lidhur me hetimet, SPAK ka nisur procedime ndaj Hysenit, ndërsa dyshimet e ngritura lidhen me veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “nxjerrja e sekretit”. Hetimet dhe përgjegjësia penale do të përcaktohen nga organet kompetente të drejtësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME