Fjuida Kurti zgjidhet presidente e Qeverisë së Nxënësve në Gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd

LIBRAZHD, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Në Gjimnazin “Ibrahim Muça” u zhvilluan zgjedhjet për krijimin e Qeverisë së Nxënësve, një proces që synon të forcojë përfaqësimin e nxënësve dhe përfshirjen e tyre aktive në jetën dhe veprimtaritë e institucionit arsimor.

Procesi zgjedhor nisi me përzgjedhjen e senatorëve nga klasat përkatëse. Mes senatorëve të zgjedhur, tre nxënëse shpallën kandidaturën për postin e presidentes së Qeverisë së Nxënësve.

Kandidate për këtë detyrë ishin:

  • Fjuida Kurti
  • Ajsi Bahiti
  • Dea Mema

Pas zhvillimit të procesit të votimit, i cili u krye në mënyrë të fshehtë, Fjuida Kurti mori shumicën e votave dhe u shpall presidente e Qeverisë së Nxënësve të Gjimnazit “Ibrahim Muça”.

Shkolla i ka uruar suksese Fjuida Kurtit në detyrën e re, duke vlerësuar angazhimin e saj dhe duke shprehur besimin se ajo do të përfaqësojë me përgjegjësi zërin dhe interesat e nxënësve.

Njëkohësisht, drejtuesit e shkollës kanë shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për dy kandidatet e tjera, Ajsi Bahiti dhe Dea Mema, për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në jetën e shkollës.

Në kuadër të organizimit të ri të Qeverisë së Nxënësve, shkolla ka falënderuar gjithashtu mësuese Migena Hasën, e cila është zgjedhur në detyrën e Koordinatores së Qeverisë së Nxënësve, duke i uruar suksese në angazhimin e saj të ri.

Zgjedhjet e Qeverisë së Nxënësve përbëjnë një mundësi të rëndësishme që të rinjtë të njihen me parimet e përfaqësimit, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare, duke marrë një rol më aktiv në komunitetin shkollor.

Albania Express News i uron suksese presidentes së re, Fjuida Kurti, si dhe të gjithë senatorëve dhe stafit të përfshirë në funksionimin e Qeverisë së Nxënësve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ Goditje për Maranin, Pajaziti largohet nga grumbullimi, ftohet zyrtarisht Qefalia

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një tjetër ndryshim...

Spartak Ngjela: Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që të punojnë për zhvillimin kombëtar

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-“Shqipëria sot nuk...

Kur SPAK sheh dosjet dhe qytetarët shohin makinat milionëshe: Shqipëria e luksit të pashpjeguar, kush po heton burimin e pasurisë?

Nga Vladimir Muçaj TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria...