Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, me targa AC 501 AE, me drejtues shtetasin F.Q., i vitlindjes 1979, banues në Papër, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria po tërheq...