LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, një i vdekur dhe një i plagosur

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në qendër të Sarandës, ku një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, viktimë e të shtënave dyshohet se ka mbetur Artan Myrtaj, 42 vjeç.

Nga të shtënat është plagosur gjithashtu edhe një kalimtar, i cili është transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk dihen ende motivet e krimit, ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare për autorin apo autorët e dyshuar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po administron provat dhe dëshmitë në vendngjarje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tirana–AF Elbasani, supersfida e javës së pestë në “Selman Stërmasi”, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tirana...

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...