Gruda, Adri Mehmeti dhe Kurtulan? Maran: I duam te Shqipëria, por zgjedhja mbetet në dorën e tyre

Tiranë, 19 shtator 2026 – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar dhe për disa prej futbollistëve që mund të jenë pjesë e përfaqësueses në të ardhmen.

Maran u ndal edhe te situata e portierëve, duke theksuar se për të kriteri kryesor është cilësia dhe konkurrenca sportive, pavarësisht moshës së lojtarit.

“Kam folur shumë qartë me Berishën, sepse është shumë e rëndësishme për mua. Mjafton të jetë cilësor, nuk ka lidhje nëse është 17 apo 37 vjeç. Është shumë portier i mirë. Edhe po të ishte Strakosha pjesë, zgjedhja do të bëhej me meritë”, deklaroi Maran.

I pyetur për Jasir Asanin, Adri Mehmeti dhe Emir Kurtulan, si dhe interesin e Kombëtares për këta futbollistë, trajneri italian bëri të qartë se vendimi përfundimtar i përket vetë lojtarëve.

“Të gjithë e dinë interesin tonë për ta. Procedurat janë bërë, por gjithçka mbetet te zgjedhja. Le të flasim për ata që janë këtu me ne. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë listë, ka edhe lojtarë të tjerë që mund të ishin grumbulluar. Shpresoj të marrim më të mirën”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.

Maran foli edhe për punën e bërë gjatë muajit qershor dhe për objektivat në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares.

Sipas tij, stafi teknik ka marrë sinjale të rëndësishme nga paraqitjet e fundit, si në aspektet pozitive, ashtu edhe në ato ku ekipi duhet të përmirësohet.

“Në qershor janë bërë gjëra pozitive dhe negative, kemi marrë indikacione të rëndësishme. Do të punojmë në çështje të ndryshme dhe do të mundohemi të përmirësojmë disa gjëra në këto ndeshje”, përfundoi Maran.

Trajneri italian pritet të ketë në dispozicion një grup të konsoliduar lojtarësh, ndërsa konkurrenca për një vend në formacion dhe në listën e Kombëtares mbetet e hapur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...