Belshi përgatitet për një tjetër nivel turizmi, përfundojnë investimet e projektit IADSA II,nga Kulla Panoramike te “Belshi 360°”, ja si po forcohet oferta turistike e cila po hap rrugë të reja zhvillimi

Belsh, 18 shtator 2026 /Albania Express News/ – Në Belsh u zhvillua aktiviteti për inaugurimin dhe prezantimin e rezultateve të projektit 30-mujor “Përmirësimi i shërbimeve të integruara të Bashkisë Belsh për turizëm të qëndrueshëm”, i financuar në kuadër të Programit IADSA II.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Belsh z.Arif Tafani , Zëvendësministri i Financave z.Endrit Yzeiraj , Sekretari i Parë i Ambasadës së Italisë në Shqipëri Mario De Rosa, Zv.Drejtoresha e AICS, Drejtoresha e Programit IADSA, Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ,Shpëtim Xherri ,partnerë të projektit, përfaqësues të institucioneve, bizneseve lokale, të rinj dhe përfitues.

Projekti ka synuar forcimin e kapaciteteve të Belshit si destinacion turistik, përmes ndërthurjes së investimeve në infrastrukturë, promovim turistik, zhvillim të burimeve njerëzore dhe mbështetje të sipërmarrjes lokale.

Në kuadër të projektit janë realizuar investime në infrastrukturën turistike, përfshirë Kullën Panoramike, pajisje në funksion të zhvillimit të turizmit lokal, hapjen dhe sinjalistikën e shtigjeve për guida turistike, si dhe krijimin e platformës online “Belshi 360 Gradë”.

Një komponent i rëndësishëm i projektit ka qenë zhvillimi i burimeve njerëzore dhe përfshirja e të rinjve. 60 të rinj dhe të reja morën pjesë në tre cikle të programit të këshillimit për punësim, përmes 144 takimeve të fokusuara në zhvillimin personal, orientimin profesional, aftësitë për punësim dhe sipërmarrje.

Gjithashtu, 5 vajza u mbështetën për realizimin e praktikave profesionale pranë bizneseve lokale, duke krijuar një lidhje konkrete ndërmjet formimit dhe përvojës në tregun e punës.

Projekti përfshiu edhe 25 operatorë të turizmit dhe mikpritjes, si dhe përfaqësues të administratës lokale, të cilët u trajnuan në fushën e marketingut dhe promovimit turistik. Ndërkohë, 15 të rinj dhe të reja u trajnuan për guida turistike, turizëm outdoor dhe shërbime të kërkim-shpëtimit.

Një rol të veçantë në këtë proces pati edhe Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” në Belsh”, e cila mbështeti programet e këshillimit për punësim dhe karrierë, si dhe realizimin e dy projekteve komunitare në shkollë, me fokus hapësirat e gjelbra, mbrojtjen e mjedisit dhe turizmin e qëndrueshëm.

Përmes metodologjisë së teatrit me pjesëmarrje dhe ekspertizës së ekspertëve italianë, të rinjtë u përfshinë në iniciativa dhe fushata mjedisore që prekën rreth 300 nxënës.

Bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, veçanërisht me Fakultetin Ekonomik dhe Departamentin e Turizmit, kontribuoi në vlerësimin e situatës dhe hartimin e strategjisë së turizmit për Belshin. Studentët u përfshinë gjithashtu në trajnime për promovimin, marketingun e destinacionit dhe guidat turistike.

Në mbështetje të sipërmarrjes së të rinjve, projekti financoi përmes seed fund edhe tre grante biznesi, të orientuara drejt krijimit të mundësive të reja ekonomike dhe zgjerimit të ofertës turistike lokale.

Në vijim të aktivitetit, të ftuarit vizituan Kullën Panoramike, patën mundësinë të provojnë Zip Line, ndërsa më pas zhvilluan një tur në qendrën e qytetit të Belshit, duke parë nga afër investimet dhe shërbimet e reja të krijuara në funksion të zhvillimit të destinacionit.

Mesazhi kryesor i projektit ishte se zhvillimi i turizmit nuk mbështetet vetëm te infrastruktura, por edhe te njerëzit që do ta menaxhojnë dhe promovojnë atë.

“Nuk mund të ndërtojmë turizëm të qëndrueshëm dhe bashkëkohor pa investuar tek njerëzit që do ta krijojnë, menaxhojnë dhe promovojnë atë. Infrastruktura krijon mundësi; burimet njerëzore të trajnuara i kthejnë këto mundësi në zhvillim.”

Përfundimi i projektit shënon një etapë të rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet Bashkisë Belsh, partnerëve italianë, shoqërisë civile, universitetit, institucioneve arsimore, sektorit privat dhe të rinjve.

Rezultatet e arritura synojnë të krijojnë baza për një model turizmi më të gjelbër, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, duke e kthyer potencialin natyror dhe kulturor të Belshit në mundësi konkrete për zhvillim ekonomik, punësim dhe sipërmarrje lokale.

Përfundimi i projektit nuk shihet si fundi i këtij bashkëpunimi, por si një pikënisje e re për konsolidimin e Belshit si një destinacion turistik dhe për shfrytëzimin më të madh të potencialit të Dumresë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Gjykata e Posaçme...

Berisha për masën ndaj Hysenit: “Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës”

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Kryetari i Partisë...