“Ripërtëritje” në PD Lezhë, zgjidhen pesë nënkryetarët e rinj: Mes tyre edhe Altin Mema , pedagog i komunikimit , në fokus organizimi dhe gara për Bashkinë

LEZHË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka hyrë në një fazë të re riorganizimi, pas zgjedhjes së pesë nënkryetarëve të rinj nga Kryesia e degës.

Në strukturën e re drejtuese janë përfshirë Altin Mema, Anila Frroku, Emilian Frani, Florian Suli dhe Soveljan Kosova, të cilët vijnë nga profile të ndryshme profesionale dhe akademike.

Altin Mema është pedagog i komunikimit, Anila Frroku avokate, Emilian Frani inxhinier mekanik, Florian Suli ekonomist, ndërsa Soveljan Kosova ekspert financiar.

Zgjedhja e tyre është pjesë e procesit të riorganizimit dhe ripërtëritjes së strukturave të PD-së në Lezhë, me synim forcimin e organizimit të brendshëm, aktivizimin e bazës dhe përgatitjen e strukturave për përballjet e ardhshme elektorale.

Ekipi i ri drejtues pritet të punojë në koordinim me kryetaren e degës dhe Kryesinë e PD Lezhë, duke u fokusuar te zgjerimi dhe konsolidimi i strukturave në terren, komunikimi me qytetarët dhe rritja e aktivitetit politik të degës.

Një prej objektivave të shpallura të demokratëve në Lezhë është rikthimi në drejtimin e Bashkisë Lezhë. Procesi zgjedhor vendor i vitit 2019 në këtë bashki u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës, pas bojkotit të zgjedhjeve vendore nga partitë kryesore opozitare.

Me përzgjedhjen e ekipit të ri drejtues, sekretariateve dhe departamenteve, PD Lezhë synon të konsolidojë strukturën organizative dhe të nisë një fazë të re përgatitore, ku gara për Bashkinë Lezhë është vendosur në qendër të objektivave politike të degës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis puna për Bypass-in e Elbasanit, projekti që synon t’i japë fund trafikut të rënduar

ELBASAN, 15 shtator 2026 /Albania Express News/- Kush ka...

Mijëra shqiptarë në Hagë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Mbështetësit mblidhen pak orë para vendimit

HAGË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/- Qindra mbështetës...

Mazhoranca propozon ndryshime për pagat e gjyqtarëve, Aulona Bylykbashi: Trajtim financiar brenda kufijve kushtetues

TIRANË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/- Komisioni për...

Japonia thyen rekordin historik, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç – 88% janë gra

JAPONI ,15 shtator 2026 /Albania Express News/-Japonia ka shënuar...