Ergys Agasi mbahet në qelitë e Bradasheshit, SPAK dhe agjentët e BKH-së bëjnë kontroll blic dhe kapin pije alkoolike e pajisje interneti

Ilustrim: Biznesmeni në kërkim, Ergys Agasi

TIRANË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-Struktura të Prokurorisë së Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle të paparalajmëruara në qelitë e paraburgimit të Bradasheshit dhe kanë zbuluar atje pije alkoolike e pajisje për shpërndarje interneti.

Në këto qeli, ndodhet i arrestuar edhe biznesmeni kontravers Ergys Agasi, i cili u ndalua pak javë më parë në qytetin e Durrësit, pas më shumë se 8 muajsh në kërkim.

Megjithatë, për kontrollet dhe ato që janë gjetur në qelitë e paraburgimit, nuk ka ende një njoftim zyrtar nëse i përkasin Ergys Agasit apo personave të tjerë që ndodhen të akomoduar në IEVP Bradashesh.

Deri tani, e konfirmuar është se janë gjetur pije alkoolike dhe pajisje për shpërndarjen e internetit, të fshehura në kuzhinën e institucionit. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë marrë për ekspertim, për të parë se kujt i përkasin.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje, të biznesmenit Gerond Meçe.

Ergys Agasi është një nga figurat që prej kohësh ka gjetur “strehë” në politikë, veçanërisht te Partia Socialiste, duke mbajtur pozita të rëndësishme.

Një prej pozitat më të rëndësishme që Agasi ka mbajtur është ajo si kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, një detyrë që i dha mundësinë të jetë afër qeverisë dhe të ndikojë në shumë aspekte të administratës publike. Sukseset e tij në karrierën politike janë gjithashtu të lidhura ngushtë me faktin se ai është djali i Bardhyl Agasit, një ish-deputeti socialist, gjë që i hapi shumë dyer në kupolën e Partisë Socialiste veçanërisht në Durrës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

UGSH: Mesazhet kërcënuese ndaj gazetarit Osman Stafa duhet të hetohen seriozisht

Tiranë, 14 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

PD: Arsimi shqiptar në gjendje të rëndë dhe jashtë çdo standardi

TIRANË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-Anëtarja e kryesisë...