Godina qindravjeçare në Kalanë e Beratit kthehet në bujtinë me mbështetjen e AZHBR-së

TIRANË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-Rikthimi në funksion i godinave tradicionale si struktura akomoduese veçanërisht në zonat historike të Beratit, i jep vlerë ekonomike trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një burim të qëndrueshëm të ardhurash dhe zhvillimi për komunitetin.

Një prej tyre është edhe një godinë qindravjeçare e cila po kthehet në bujtinë për të mirëpritur vizitorë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo sipërmarrje familjare, e cila së shpejti do të hapë dyert me 8 dhoma në një prej peizazheve më të bukura të Beratit.

“Në zemër të Kalasë së Beratit, ngjitur me Muzeun Ikonografik të Onufrit, një bujtinë qindravjeçare po bëhet gati të rilindë, duke ruajtur historinë e saj e duke u kthyer në një destinacion të ri për vizitorët”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur se me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, përmes kontratës me AZHBR-në, Egri Biçoku po i jep jetë kësaj godine të vjetër, e cila së shpejti do të hapë dyert për vizitorët.

“Kështu i japim jetë trashëgimisë, duke e ruajtur e duke e kthyer njëkohësisht në ekonomi, punësim dhe zhvillim për komunitetin”, shtoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME