Presidenti Begaj uron nisjen e vitit të ri shkollor: “Besoni te vetja, ëndrrat tuaja dhe e ardhmja”

TIRANË, 14 shtator 2026 /Albania Express News/ – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, duke vlerësuar rolin e arsimit në formësimin e brezave të rinj dhe në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi se çdo ditë e re në shkollë përbën një mundësi për të mësuar, zbuluar dhe ëndërruar, ndërsa shkolla nuk është vetëm një institucion ku përftohen njohuri, por edhe një hapësirë ku të rinjtë përgatiten për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në shoqëri.

Presidenti Begaj uroi veçanërisht fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke u dëshiruar një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur.

Një urim të veçantë ai ua drejtoi edhe mësuesve, duke shprehur mirënjohjen për përkushtimin, durimin dhe dashurinë me të cilën ata përmbushin misionin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

“Shkolla nuk është thjesht një vend ku marrim dije. Është vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi, ku mësojmë të njohim botën, të njohim vendin tonë, të kuptojmë historinë e tij, të çmojmë kulturën dhe vlerat e të kuptojmë misionin që kemi për të ardhmen e tij”, shprehet Presidenti Begaj.

Në përfundim të mesazhit, Kreu i Shtetit përcolli një apel motivues për nxënësit, duke i nxitur të besojnë te vetja dhe te ëndrrat e tyre.

“Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja!”, u shpreh Presidenti Begaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një fillim i ri për 55 nxënësit e “Zëra Jete”, viti i ri shkollor nis në godinën e re në Elbasan

ELBASAN, 14 shtator 2026 /Albania Express News/- Viti i...

E kam ” inat” ditën e parë të shkollës

Nga Luçiano Boçi TIRANË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-E...