TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Ed Rama ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Në një postim në llogarinë e tij në X, kryeministri ka publikuar një tabelë e cila tregon se gjykatësit fillestar në Shqipëri marrin 500 euro më shumë se kolegët në Greqi dhe renditen të dytët në rajon si më të paguarit, vetëm pas gjyqtarëve rumunë.
Reagimi i plotë:
Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…


