Mbi 73 mijë krerë bagëti të vaksinuara kundër plasjes, në janar-gusht

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka vaksinuar 73 271 krerë në fermat blegtorale në të gjithë vendin, kundër sëmundjes së plasjes (antraksit) gjatë periudhës janar-gusht 2026, në kuadër të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve bëri të ditur se vaksinimi ka përfshirë gjedhë, të imta dhe njëthundrakë dhe është kryer në zbatim të “Programit të Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes”, të hartuar çdo vit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Plasja është një sëmundje zoonotike që mund të transmetohet nga kafshët e infektuara te njerëzit, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët ose me produktet me origjinë shtazore të kontaminuara.

Për shkak të rrezikut që paraqet për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve, antraksi është sëmundje detyrimisht e lajmërueshme pranë Shërbimit Veterinar dhe çdo rast i dyshuar kërkon reagim të menjëhershëm.

Sipas AKVMB-së, vaksinimi i kafshëve përbën një nga masat kryesore për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së sëmundjes në fermat blegtorale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Gjykata Administrative e...

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s/ Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Ish-presidenti Hashim Thaçi,...

Kryebashkiaku Gledian Llatja në çdo shkollë e kopsht, Elbasani gati për vitin e ri shkollor 2027-2027

ELBASAN, 11 shtator 2026 /Albania Express News/ – Bashkia...

Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig

GJERMANI ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Pas sfidave të...