Ambasada e SHBA: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit

TIRANË, 09 shtator 2026 /Albania Express News/- Shqipëria pritet të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), teksa janë diskutuar kontributet e ardhshme të vendit në këtë mision.

Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, gjeneralmajor Jasper Jeffers, zhvilloi takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Gjatë takimeve u diskutua mbi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributet që vendi pritet të japë në të ardhmen në kuadër të ISF-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vlerësoi rolin e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e saj për misionin.

“Shqipëria do të jetë një pjesë thelbësore e misionit”, theksoi Ambasada e SHBA-së.

Takimet nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe angazhimin e Tiranës në misionet ndërkombëtare të stabilizimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

SERBI ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Serbisë,...

Në Letan të Elbasanit, banorët protestojnë kundër gurores: “Na ka mbuluar pluhuri!”

ELBASAN ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Banorët e fshatit...

“Le Figaro Nautisme”: Shqipëria e egër përballë Vlorës: Karaburuni dhe Sazani, një parajsë mes dy dete

TIRANË ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Përballë Vlorës shtrihet...