Drejtori i Policisë Vendore , Drejtues i Parë , Kastriot Skënderaj takim gazetarët dhe punonjësit e medias në Elbasan: Fokusi i punës ,lufta pa kompromis ndaj kriminalitetit , rritja e parametrave të sigurisë , garantimi i rendit , transparenca dhe besimi i qytetarëve

ELBASAN, 09 shtator 2026 /Albania Express News/ – Drejtori i Policisë Vendore Elbasan, Drejtues i Parë , Kastriot Skënderaj, zhvilloi këtë mesjavë një takim me gazetarë dhe punonjës të medias në Qarkun e Elbasanit, në një nga takimet e para me komunitetin mediatik që prej marrjes së detyrës në krye të strukturës vendore të Policisë së Shtetit.

Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional me median dhe kishte në fokus çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë publike, rendin, luftën kundër kriminalitetit, rritjen e besueshmërisë së qytetarëve te Policia dhe forcimin e marrëdhënies polici–komunitet.

Gjatë diskutimit, drejtuesi i Policisë Vendore Elbasan vuri theksin te nevoja për rritjen e parametrave të sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, si dhe te rëndësia e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët dhe median.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua informimit të saktë, në kohë dhe transparent të publikut, duke e konsideruar median një partner të rëndësishëm në përcjelljen e informacionit zyrtar dhe në rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet ligjzbatuese.

Nga ana e gazetarëve dhe punonjësve të medias u ngritën çështje që lidhen me nevojën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat e Policisë, garantimin e transparencës institucionale dhe sigurimin e një komunikimi sa më të shpejtë, të saktë dhe profesional për ngjarjet që ndodhin në territorin e Qarkut të Elbasanit.

Skënderaj garantoi përfaqësuesit e medias se bashkëpunimi dhe transparenca do të jenë pjesë e rëndësishme e punës së Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan, duke theksuar se të dyja palët duhet të respektojnë detyrimet që burojnë nga kuadri ligjor dhe profesional që rregullon marrëdhënien institucion–media.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Policisë Vendore Elbasan mbështetet në disa parime themelore të informimit publik, duke nisur nga e drejta për informim, e garantuar nga neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe e aksesueshme nga të gjithë, pa përjashtim.

Një tjetër parim i rëndësishëm është prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave, duke qenë se Policia ushtron funksione publike dhe informacioni që buron nga veprimtaria institucionale duhet të publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në qendër të këtij procesi është edhe detyrimi për zbatimin korrekt të ligjit dhe dispozitave që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit, përfshirë Ligjin nr. 108/2014, datë 31.07.2014, “Për Policinë e Shtetit”.

Sipas parimeve të përcaktuara për transparencën dhe informimin publik, informacioni duhet të përcillet në gjuhë të qartë, të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, ndërsa organi mbikëqyrës për procedurat e informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Po ashtu, programi i transparencës duhet të rishikohet sipas procedurave përmes të cilave është miratuar, duke garantuar që informacioni publik i dhënë pa kërkesë të jetë:
• i plotë;
• i saktë;
• i përditësuar;
• i thjeshtë për t’u konsultuar;
• i kuptueshëm;
• lehtësisht i aksesueshëm;
• në përputhje me dokumentet origjinale që disponon autoriteti publik.

Takimi mes drejtuesit të Policisë Vendore Elbasan dhe komunitetit të gazetarëve u konsiderua një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe funksional mes institucionit dhe medias.

Siguria publike, lufta kundër kriminalitetit, besimi i qytetarëve dhe transparenca institucionale pritet të jenë ndër drejtimet kryesore të bashkëpunimit mes Policisë Vendore Elbasan dhe medias, me synim informimin e drejtë dhe në kohë të opinionit publik për zhvillimet në territorin e qarkut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

SERBI ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Serbisë,...

Ambasada e SHBA: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit

TIRANË, 09 shtator 2026 /Albania Express News/- Shqipëria pritet...

Në Letan të Elbasanit, banorët protestojnë kundër gurores: “Na ka mbuluar pluhuri!”

ELBASAN ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Banorët e fshatit...

“Le Figaro Nautisme”: Shqipëria e egër përballë Vlorës: Karaburuni dhe Sazani, një parajsë mes dy dete

TIRANË ,09 shtator 2026 /Albania Express News/-Përballë Vlorës shtrihet...