Zjarr në lagjen Drapata të Hotolishtit në bashkinë e Librazhdit, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton banesën

LIBRAZHD-HOTOLISHT ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në lagjen Drapata, në Njësinë Administrative Hotolisht, duke rrezikuar përfshirjen e një banese nga flakët.

Sipas informacionit të dhënë nga MZSH Librazhd, njoftimi për situatën është marrë rreth orës 12:22, nga Policia dhe një banor i zonës, i cili raportoi se flakët po afroheshin në mënyrë të rrezikshme drejt një banese.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është organizuar operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në terren u angazhuan forca dhe mjete zjarrfikëse nga disa stacione.

Në operacion morën pjesë:

  • 2 mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë të Stacionit të MZSH Librazhd;
  • 1 mjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të Stacionit të MZSH Prrenjas;
  • 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të Stacionit të MZSH Elbasan, të cilët ishin të stacionuar në repartin e Librazhdit;
  • mbi 7 forca të Policisë;
  • Administratori i Njësisë Administrative Hotolisht;
  • mbi 10 banorë të zonës;
  • si dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd.

Falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse, policisë, banorëve dhe strukturave vendore, u bë e mundur shpëtimi i banesës që rrezikohej nga flakët.

Nga zjarri u përshkuan dhe u dogjën rreth 1 hektar sipërfaqe me barishte dhe shkurre, ndërsa raportohet se janë dëmtuar edhe disa pemë frutore.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar apo dëme në njerëz.

Operacioni për shuarjen dhe kontrollin e plotë të vatrës përfundoi rreth orës 17:30, pasi u bë e mundur neutralizimi i rrezikut për banesat dhe zonën përreth.

Ndërkohë, shkaku i rënies së zjarrit mbetet nën hetim nga Policia, e cila po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...