Sali Berisha në SHBA: “Liria funksionon”, besoj në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale

SHBA -TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-“Liria funksionon”, slogani që shoqëron liderin demokrat, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, rikthen në vëmendje një prej mesazheve më të njohura të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe fjalimit në sheshin “Skënderbej”.

I pyetur nëse “liria funksionon” edhe në rastin e tij, Berisha u përgjigj:

“Besoj se në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale”, tha ai.

Përmes këtij slogani, kryetari i PD, Sali Berisha i referohet një prej momenteve simbolike të historisë së pluralizmit shqiptar, duke e vendosur sërish lirinë dhe demokracinë në qendër të mesazhit të tij politik.

Përgjigjja e tij vjen në kuadër të vizitës në SHBA, ku “Freedom Works” është kthyer në një nga frazat identifikuese të mesazhit që ai përcjell gjatë qëndrimit atje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Policia sqaron rastin e dhunës në Gramsh: Nis procedimi penal për 44-vjeçarin

ELBASAN, 6 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria Vendore e...

Interi nuk dorëzohet kurrë! Gjithçka në ADN, cilat janë 10 përmbysjet e mëdha në historinë e zikaltërve

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ka disa filma...

“Ilir Meta ishte talent i madh politik”, Rama: Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit, u katandis në një personazh qesharak

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Gjatë një interviste...