Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona

HIMARË , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës, ku po merret ende në pyetje nga grupi hetimor.
Për momentin, policia nuk ka një person të identifikuar si autor apo të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së flakëve.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse personat e shoqëruar kanë ndonjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet avioni ushtarak ‘Phantom’ gjatë një aktiviteti në Greqi, shpërthen menjëherë pas përplasjes

GREQI , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një avion ushtarak...

“Si Viaggia” promovon Sarandën si destinacionin ideal për pushime në shtator

TIRANË , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Shtatori është një...

Situatë kritike me zjarrin në Fier, flakët në Frakull të Madhe i afrohen banesave

FIER , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri...

Automjeti përfshihet nga flakët në tunelin panoramik Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikëset

ELBASAN, 5 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...