UGSH alarm për bllokimin e Euronews Albania në Instagram: Kërkohet ndërhyrje dhe sqarim urgjent nga autoritetet

TIRANË, 5 shtator 2026 / Albania Express News / – Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me problematikën e raportuar nga media Euronews Albania për pamundësinë e aksesimit të faqes së saj zyrtare në Instagram, duke e konsideruar situatën një çështje shqetësuese për lirinë e komunikimit dhe të informimit në hapësirën digjitale.

Në një deklaratë publike, UGSH shprehet se kufizimi i aksesit të një medie profesionale në një prej platformave kryesore të komunikimit përbën një situatë që kërkon sqarim të menjëhershëm dhe transparent.

Sipas Unionit, gjatë ditëve të fundit janë raportuar edhe raste të tjera nga përdorues dhe gazetarë, të cilët janë përballur me pamundësi për të aksesuar llogari në Instagram. Në disa raste, përdoruesit kanë hasur njoftimin “user not found”, pa marrë një shpjegim të qartë mbi arsyet e ndërprerjes së aksesit.

UGSH i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të verifikojë situatën dhe, përmes komunikimit me kompaninë Meta, të bëjë të qartë se cilat janë shkaqet që kanë çuar në ndërprerjen e aksesit për media, gazetarë apo qytetarë shqiptarë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u ka bërë gjithashtu thirrje mediave dhe gazetarëve të tjerë që përballen me raste të ngjashme të raportojnë publikisht problematikat dhe të kërkojnë shpjegime nga platformat përkatëse.

Në deklaratë, UGSH vlerëson se edhe strukturat që merren me luftën kundër krimit kibernetik duhet t’i marrin në konsideratë këto raste, duke i trajtuar si ankesa dhe indicie që mund të kërkojnë verifikim institucional, në bashkëpunim me kompaninë Meta dhe në përputhje me detyrimet përkatëse të raportimit.

UGSH thekson se shtimi i rasteve të raportuara për bllokime apo ndërprerje të aksesit në rrjetet sociale, veçanërisht kur preken media profesionale, nuk duhet të anashkalohet dhe kërkon një reagim të qartë nga institucionet përgjegjëse.

Në përfundim, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bën thirrje kompanisë Meta që të verifikojë situatën dhe, në rast se bëhet fjalë për kufizime të aplikuara nga platforma, të sqarojë arsyet konkrete dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për rikthimin e aksesit.

Sipas UGSH, autoritetet shqiptare duhet ta trajtojnë me urgjencë këtë problematikë, duke garantuar që hapësirat digjitale dhe rrjetet sociale të mos kthehen në pengesë për ushtrimin e së drejtës për informim, komunikim dhe raportim.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet avioni ushtarak ‘Phantom’ gjatë një aktiviteti në Greqi, shpërthen menjëherë pas përplasjes

GREQI , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një avion ushtarak...

“Si Viaggia” promovon Sarandën si destinacionin ideal për pushime në shtator

TIRANË , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Shtatori është një...

Situatë kritike me zjarrin në Fier, flakët në Frakull të Madhe i afrohen banesave

FIER , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri...

Automjeti përfshihet nga flakët në tunelin panoramik Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikëset

ELBASAN, 5 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...