Gatishmëri e plotë e strukturave shëndetësore në Levan, 3 persona të trajtuar për asfiksi nga tymi

FIER ,04 shtator 2026 / Albania Express News /-Në vijim të situatës së krijuar nga zjarret në zonën e Levanit, strukturat shëndetësore janë angazhuar në terren dhe vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo emergjence shëndetësore.

Në zonë janë angazhuar 9 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, si dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier. Njëra prej autoambulancave është stacionuar në Levan, ndërsa tjetra qëndron në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme sipas nevojës.

Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie të shkaktuara nga tymi, duke marrë menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, për çdo rast të mundshëm të urgjencës kardiake, është koordinuar trajtimi pranë Spitalit Memorial Fier, me qëllim garantimin e ndërhyrjes së shpejtë dhe të specializuar.

Strukturat shëndetësore vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës, ndërsa ekipet mjekësore dhe autoambulancat mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të banorëve të zonës së prekur nga zjarret.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...