Tirana bëhet qendra e vetme në Ballkan me mikroskop robotik për kirurgji truri dhe shtylle kurrizore

Shërbimi i Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është pajisur me mikroskopin digjital “Aesculap Aeos”, që zëvendëson pajisjen e mëparshme dhe sjell një nga teknologjitë më të avancuara për kirurgjinë e trurit dhe të shtyllës kurrizore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i QSUT, Florenc Spaho, vizitoi shërbimin dhe u njoh nga afër me përfitimet që sjell ky investim për mjekët dhe pacientët. Koçiu theksoi se investimi rrit sigurinë dhe efikasitetin e ndërhyrjeve kirurgjikale, duke shërbyer gjithashtu si mjet i vlefshëm trajnimi për mjekët e rinj, të cilët mund të ndjekin operacionet në kohë reale nga monitori.

Sipas ministres, vetëm gjatë vitit 2024, në këtë shërbim u kryen rreth 1700 ndërhyrje, ku rreth 30% e tyre kërkonin përdorimin e mikroskopit. “Më vjen mirë që ofrojmë një teknologji të tillë të fjalës së fundit që shërben edhe për ndërhyrjet e trurit. Statistikisht, nga 1700 ndërhyrjet e kryera, 600 u realizuan me mikroskopin optik të mëparshëm”, tha Koçiu.

Neurokirurgu Artur Xhumari sqaroi se mikroskopi i ri është robotik dhe digjital, një hap i madh krahasuar me pajisjen mekanike dhe optike të mëparshme. “Rreth 25% e ndërhyrjeve kërkojnë mikroskop. Ai ka ndriçim infrared dhe ultraviolet që na lejon të shohim arteriet dhe tumorët e vegjël, duke rritur saktësinë e operacioneve dhe jetëgjatësinë e pacientëve,” u shpreh dr. Xhumari.

Drejtori i QSUT, Florenc Spaho, vuri në dukje se Tirana është e vetmja qytet në Ballkanin Perëndimor me këtë pajisje të avancuar. “Ky mikroskop lejon që mjekët e rinj të ndjekin ndërhyrjet në kohë reale, të japin konsulencë dhe të mësojnë drejtpërdrejt nga operacionet,” shtoi ai.

Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve kirurgjikale në vend dhe në avancimin e mjekësisë shqiptare në standardet ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...