Sopoti gati për përballjen me Bylisin, skuadra udhëton drejt Ballshit

LIBRAZHD, 4 shtator 2026 / Albania Express News / – Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Kategorinë e Parë, Sopoti ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore përpara transfertës ndaj Bylisit.

Skuadra librazhdase ka mbyllur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Rrahman Hallaçi, me fokus te detajet taktike dhe organizimi për sfidën e nesërme.

Menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore, lojtarët e grumbulluar, së bashku me stafin teknik, janë nisur drejt Ballshit, ku do të akomodohen në një prej hoteleve të zonës.

Sopoti do të përballet me Bylisin ditën e shtunë, në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Sfida pritet të jetë një tjetër provë e rëndësishme për ekipin librazhdas në objektivat e tij për sezonin e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME