TIRANË ,02 shtator 2026 / Albania Express News /-Dita e 94-t e protestës para Kryeministrisë në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas raportimeve mediatike, policia ka arrestuar 14 persona pas protestës së mbrëmjes së 1 shtatorit. Mes të arrestuarve janë raportuar aktivistët Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi, Edison Lika, si edhe persona të tjerë.
Protestuesit tentuan të afroheshin drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ndërhyri për të penguar avancimin e tyre. Përplasjet vijuan më pas edhe në zona të tjera të Tiranës, përfshirë pranë Komisariatit nr. 3, ku u shoqëruan persona të tjerë.
Gjatë protestës, një efektiv policie mbeti i lënduar, ndërsa situata u përshkallëzua pas tentativës së protestuesve për të hyrë në ambientet e Kryeministrisë.
Sipas raportimeve, protestuesit kishin bllokuar hyrjet e Kryeministrisë për rreth dy orë, përpara se tubimi të zhvendosej në rrugët dhe komisariatet e kryeqytetit.

