Vijon tensioni në protestë, tubuesit tentojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë. Policia ndërhyn për t’i larguar

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Protesta e 94-t radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata para Kryeministrisë është tensionuar.

Protestuesit kanë tentuar të avancojnë drejt godinës dhe të hyjnë në ambientet e saj, por janë ndalur nga forcat e policisë. Ka pasur përplasje rreth hyrjeve të Kryeministrisë dhe policia ka vendosur një kordon të përforcuar efektivësh.
Protestuesit janë ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre ndodhet përpara godinës së Kryeministrisë si zakonisht, ndërsa pjesa tjetër është pozicionuar pranë një prej hyrjeve të pasme të saj, duke tentuar të afrohet drejt ambienteve të institucionit.

Policia ka blinduar zonën përreth Kryeministrisë dhe ka vendosur kordonë e barriera për të penguar avancimin e protestuesve. Në këto momente, forcat e rendit nuk po lejojnë kalimin e protestuesve drejt godinës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të mobilizimit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkohet gjithashtu ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Tubimi ka hyrë në një fazë të re, me protestuesit që tashmë janë pozicionuar në dy pika rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia vijon të mbajë të rrethuar institucionin dhe të pengojë çdo tentativë për avancim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit largohen nga zona para godinës, Rama del nga Kryeministria nën masa të rrepta sigurie

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Pas...

“Sacro e Profano”, agroturizmi në Kavajë që ndërthur traditën shqiptare me finesën e kuzhinës italiane

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Tradita...

Përplasje e ashpër me policinë te Kryeministria, shoqërohen disa nga protestuesit

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Disa...