KF Gramshi U-17 nis përgatitjet me barazim ndaj Sopotit të Librazhdit

Nga Klevis Liçi

GRAMSH  ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-KF Gramshi U-17 ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2026–2027.

Në fushën sportive “Mentar Dyrmyshi”, në Takaj, Gramsh, skuadra vendase u përball me KF Sopoti Librazhd, në një sfidë të luftuar dhe me ritëm nga të dyja ekipet.

Takimi përfundoi në barazim 1–1, me të rinjtë e Gramshit që treguan dëshirë, angazhim dhe përkushtim gjatë gjithë 90 minutave.

Për KF Gramshi U-17, kjo miqësore përbën një hap të rëndësishëm në përgatitjet për sezonin e ri, duke i dhënë stafit teknik mundësinë për të vlerësuar gjendjen e ekipit dhe për të evidentuar elementët që duhen përmirësuar në vijim.

Skuadra do të vijojë përgatitjet dhe ndeshjet miqësore në prag të nisjes së sezonit 2026–2027, me synimin për të qenë sa më e gatshme për sfidat e ardhshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME