Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi sot nga qeveria shfuqizimin e ndryshimeve të bëra në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

Bardhi tha se qeveria po tenton të adresojë shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian përmes një projektvendimi të ri mjedisor, duke mos prekur ndryshimet ligjore që hapën zonat e mbrojtura ndaj projekteve të ndërtimit.

Sipas tij kjo masë nuk është e mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e ngritura nga institucionet evropiane.

“Ky mund të jetë një filtër shtesë, por nuk mund t’i shitet Bashkimit Europian si adresim i shqetësimit, ndërkohë që ligji që krijoi problemin mbetet i paprekur.

“Në rezolutën e Parlamentit Europian thuhet shprehimisht se “Parlamenti Europian shpreh shqetësim serioz për ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë projekte të mëdha infrastrukturore dhe turistike në zona ekologjikisht të ndjeshme dhe kërkon që këto ndryshime ligjore të zhbëhen”, nënvizoi Bardhi.

Bardhi thekson se Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një nismë për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024, në ligjin për zonat e mbrojtura.

“Kjo është edhe një nga kërkesat e qytetarëve që kanë protestuar për mbrojtjen e këtyre territoreve, por që vazhdon të injorohet nga kryeministri i betonit dhe i parave të pista”, tha ai.

Bardhi shtoi se qeveria ka dy alternativa, “ose të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, duke rikthyer ligjin për zonat e mbrojtura në standardet që kërkon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ose rruga tjetër është ta çojë ligjin në referendum dhe t’i lërë shqiptarët të vendosin. Të mos ketë frikë nga vota”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

MË PAK ALIBI, MË SHUMË PËRGJEGJËSI!

Nga Erion Sqapi Në dy ndeshje, Vllaznia ka marrë dy...

Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

SPANJË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Më...

Elbasan, përkujtohet 15-vjetori i rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë, Sabit Caka

ELBASAN ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Me...