Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Një traget pasagjerësh i kompanisë Filo Shipping u përmbys në brigjet e Qipros, pak pas nisjes nga porti i Kyrenia (Girne), në pjesën veriore të ishullit.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa 159 nga 270 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar deri më tani. Lajmi është bërë i ditur nga Murat Şenkul, kryetari i bashkisë së Kyrenias, nga ku ishte nisur trageti.
Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë pas aksidentit dhe vazhdojnë ende, me pjesëmarrjen e një tjetër anijeje dhe një helikopteri.

Trageti ishte nisur drejt portit turk të Taşucut, por u përmbys pak pasi la portin. Shkaqet e incidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një reagim të shpejtë nga ekipet e shpëtimit dhe shërbimet mjekësore.
Pamjet e transmetuara nga mediat turke tregojnë tragetin e përmbysur në ujë, ndërsa disa prej personave në bord shihen me jelekë shpëtimi. Në zonë ndodheshin edhe disa anije që iu bashkuan operacioneve të shpëtimit.
Në momentin e aksidentit, kushtet atmosferike ishin të mira dhe moti ishte i kthjellët. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e përmbysjes së tragetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...