Veliaj shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin, Rama bën lëvizjen e menjëhershme, sot takim me të deleguarit politikë e deputetët e Tiranës

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Vetëm një ditë pasi u dha lajmi për shkarkimin e kryetare së komanduar të Tiranës, Anuela Ristanit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të deleguarit politikë dhe deputetët e Tiranës. Takimi që pritet të mbahet ditën e sotme në 11:00 në Tiranë, vjen një ditë pas mbledhjes së socialistëve që u zhvillua në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë dhe ministrat, fokusi i të cilës ishte zbatimi në terren i “Besës” dhe “Pranisë Besnike”.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme, gjatë takimit të mbajtur dje mes socialistëve u diskutuan mekanizmat e ndërveprimit qeveri-deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për Pasqyrë Albania.

Ndërsa takimi me deputetët e Tiranës, do të zhvillohet pak orë pasi u mësua se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimi që nga 10 shkurti 2024, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë Anduena Risani. Një ndër arsyet që e nxitën Veliajn për të marrë vendimin për shkarkimin e Ristanit, është edhe mosrespektimi nga kjo e fundit urdhrave që ai ka dhënë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bllokohet për disa orë rruga Mjekës–Kuqan, pjesë e aksit Elbasan–Cërrik, devijohet qarkullimi

ELBASAN , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një pjesë e aksit...

Biznesmeni Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Biznesmeni Ergys Agasi...