PEQIN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, duke lënë të plagosur drejtuesin e njërit prej automjeteve të përfshira në përplasjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Lazarej, Njësia Administrative Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa një prej automjeteve ka mbetur pothuajse tërësisht i shkatërruar.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve. Ai është transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.
Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi shkaqet e përplasjes, numrin e plotë të personave të përfshirë apo pasojat e tjera të mundshme.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

