TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të përballet me Pafosin në Qipro, mbrëmjen e sotme, 27 gusht, prej orës 19:00, në finalen e “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Sfida vendos përballë dy skuadra që synojnë një vend në fazën e ligës së kompeticionit europian.
Takimi i parë, i zhvilluar në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Edhe pse Pafosi ka një vlerë dukshëm më të lartë në treg, Dinamo tregoi në ndeshjen e parë se mund të përballet denjësisht dhe të luajë si e barabartë ndaj skuadrës qipriote.
Pak minuta para startit janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Ilir Daja ka bërë zgjedhjet e tij për këtë përballje historike, duke surprizuar në sulm me aktivizimin si titullar të Fadairos, futbollistit të huazuar nga Partizani. Ky është aktivizimi i tij i parë nga minuta e parë me fanellën dinamovite.
FORMACIONET ZYRTARE
Pafos: Majecki; Bruno, Goldar, David Luiz, N. Ioanou; Pepe, Sunjic, Sema; Dragomir, Lele, Korreia.
Trajner: Ricardo Sa Pinto.
Dinamo: Teqja; Përndreca, Aliji, Dita, Ismaili; Silva-Richards, Qardaku, Malomo; L. Vila, Fadairo, Qefalija.
Trajner: Ilir Daja.
Dinamo synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj europiane, me objektivin për të siguruar kualifikimin pas një sezoni të fortë në arenën ndërkombëtare.


