Interi kërkon ta shesë me patjetër, klubi nga Lindja e Mesme gati të hedhë miliona për Kristjan Asllanin. Mesfushori po heziton

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Al Jazira kërkon Kristjan Asllanin. Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka nisur bisedimet me Interin për mesfushorin shqiptar. Zikaltrit kërkojnë vetëm transferim të përhershëm, ndërsa Asllani ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen.

Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Al Jazira ka shfaqur interes konkret për mesfushorin shqiptar dhe tashmë kanë nisur bisedimet klub me klub me Interin.
Sipas Romanos, në këtë fazë nuk ka ende një vendim nga ana e lojtarit. Asllani duhet të vlerësojë ofertën dhe projektin e klubit nga Emiratet përpara se të japë përgjigjen e tij.

Ndërkohë, Interi e ka bërë të qartë pozicionin e tij: klubi italian kërkon një shitje përfundimtare dhe nuk është i interesuar për huazim.
Asllani prej kohësh konsiderohet jashtë planeve të Interit për sezonin e ri dhe drejtuesit zikaltër po punojnë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për të. Mediat italiane e kanë raportuar më herët si një prej lojtarëve që klubi dëshiron të sistemojë përpara mbylljes së merkatos.
Kështu, gjashtë ditët e fundit të merkatos pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Al Jazira është tashmë një opsion konkret në tavolinë, por mbetet për t’u parë nëse Asllani do të bindet nga oferta dhe nëse klubet do të arrijnë marrëveshjen për një transferim të përhershëm.
Interi, ndërkohë, nuk ndryshon qëndrim: Asllani mund të largohet, por vetëm nëse klubi që e kërkon është gati ta blejë kartonin e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...

Pse kaq shumë neveri për njëri-tjetrin, o shqiptarë?!

Nga Vladimir Selamaj FIER , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Ekziston...

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...