SHBA, qendër globale për teknologji dhe mentorim për vajzat shqiptare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpriti ish-studentet më të reja të programit “TechGirls” dhe zhvilloi një takim me pjesëmarrëset e përzgjedhura të “TechWomen”.

Pjesëmarrëset do të udhëtojnë drejt SHBA më vonë këtë muaj për të marrë trajnim praktik në industrinë globale të teknologjisë, mentorim nga ekspertë amerikanë dhe njohuri në fusha të avancuara si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, eksplorimi i hapësirës dhe më shumë.

Vajzat e programit “TechGirls” ndanë përvojat e tyre dhe përkrahën pjesëmarrëset e “TechWomen” në nisjen e një udhëtimi transformues drejt SHBA, një qendër globale për teknologji dhe inovacion.

Programi “TechGirls” ka për qëllim lidhjen dhe mbështetjen e gjeneratës së ardhshme të grave lidere në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, duke u ofruar atyre akses dhe mundësi për të avancuar aftësitë në këto fusha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...