Elbasani kërkon sqarime nga FSHF pas vendimit të diskutueshëm në Rrogozhinë

Klubi i Elbasanit ka reaguar pas ndeshjes, duke i dërguar një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit për të marrë sqarime mbi situatën. Burime të sigurta për “Albania Express News” konfirmojnë se kërkesa thekson se vendimi i marrë ka qenë vendimtar dhe në kundërshtim me rregulloren.

Në dokument, klubi i ka bërë të ditur FSHF-së edhe rregulloren përkatëse, duke kërkuar një interpretim zyrtar të situatës. Megjithatë, rezultati i sfidës në Rrogozhinë nuk mund të ndryshohet, por Elbasani insiston që episodi të marrë vëmendjen e duhur nga organet drejtuese të futbollit shqiptar.

Drejtuesit e verdhebluve kërkojnë transparencë dhe qartësi në interpretimin e rregullave, për të shmangur precedentë që mund të cënojnë garën. Po ashtu, ata shpresojnë që rasti të shërbejë si shembull për përmirësimin e arbitrimit në ndeshjet e ardhshme.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse FSHF do të reagojë me një qëndrim zyrtar për rastin, i cili është kthyer në një nga temat më të diskutuara të javës në futbollin shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...