TIRANË ,19 gusht 2026/Albania Express News/-Automjetet elektrike, hibride dhe plug-in po rrisin ndjeshëm praninë e tyre në tregun shqiptar, duke përbërë 71,2% të autoveturave me 0 kilometra të regjistruara gjatë periudhës janar-korrik 2026.
Sipas raportimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), regjistrimet e këtyre kategorive të automjeteve janë rritur me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Të dhënat tregojnë për një orientim të fortë të tregut të automjeteve të reja drejt teknologjive elektrike dhe hibride, të cilat po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë në zgjedhjet e blerësve.
DPSHTRR publikon periodikisht treguesit e regjistrimit të mjeteve, duke evidentuar zhvillimet në tregun e automjeteve dhe ndryshimin e preferencave për mjetet e reja të regjistruara në vend.
Për shtatëmujorin e parë të vitit 2026, të dhënat e regjistrimeve konfirmojnë kështu rritjen e shpejtë të automjeteve me teknologji elektrike, hibride dhe plug-in në Shqipëri.


