Moti për ditën e sotme/ Temperaturat deri në 36°C, priten kthjellime dhe vranësira të pjesshme

TIRANË ,19 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike relativisht të ndryshueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti pritet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat në mënyrë të lokalizuar do të jenë më të dendura në relievet kodrinore dhe malore.
Këto kushte do të jenë të pranishme deri pasdite, ndërsa më pas vranësirat pritet të shpërbëhen gradualisht dhe moti të jetë kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të mbeten të larta, me minimumin që zbret deri në 16°C dhe maksimumin që arrin në 36°C.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë, duke sinjalizuar përgjithësisht kushte të qeta detare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Debatet në Asamblenë e PS dhe akuzat e Spiropalit për Ballukun, përgjigjet Niko Peleshi

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Kuvendit,...

Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj në SPAK, akuzohen për një sërë veprash penale

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Një procedim penal...

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Edhe Shqipëria ka...