Të paktën 1,000 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Malet Mara të Sudanit

Një rrëshqitje dheu ka shkatërruar një fshat të tërë në Malet Mara, rajoni i Darfurit në Sudanin perëndimor, duke lënë të paktën 1,000 viktima dhe vetëm një të mbijetuar, njoftoi të hënën Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A).

Ngjarja ndodhi më 31 gusht, pas ditësh reshjesh të dendura shiu. Sipas SLM/A, e udhëhequr nga Abdelwahid Mohamed Nour, fshati është “shkatërruar plotësisht”, ndërsa kërkohet ndihma e OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare për gjetjen e trupave të burrave, grave dhe fëmijëve të humbur.

Shumë prej viktimave ishin të zhvendosur nga lufta e përgjakshme mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake RSF, që prej prillit 2023. Ata ishin strehuar në zonat malore për të shpëtuar nga dhuna, megjithëse mungesa e ushqimit dhe ilaçeve ishte e madhe.

Lufta në Sudan, tashmë në vitin e tretë, ka marrë jetën e dhjetëra ose qindra mijëra njerëzve, ka zhvendosur miliona banorë dhe ka shkaktuar krizën humanitare më të rëndë në botë, sipas OKB-së. Fronti më aktiv mbetet El Fasher, kryeqyteti i Darfurit të Veriut, ku RSF po intensifikon sulmet për ta marrë nën kontroll.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME