Sot dita e 78-të e protestës / Diaspora i bashkohet sërish revoltës në shesh: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës

TIRANË ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënon sot, më 16 gusht, ditën e saj të 78-të të qëndresës, ndërsa në shesh pritet sërish një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve dhe shqiptarëve të ardhur nga diaspora.

Kjo është dita e tretë me radhë që emigrantë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar masivisht tubimit në Tiranë. Shumë prej tyre kanë zgjedhur që ardhjen në atdhe gjatë sezonit të pushimeve ta kthejnë edhe në një aktivizim të drejtpërdrejtë për t’u bërë pjesë e thirrjeve kundër qeverisjes aktuale.

Gjatë ditëve të fundit, bashkatdhetarët e ardhur nga jashtë vendit kanë deklaruar nga platforma e protestës se largimi drejt vendeve evropiane nuk duhet të jetë e vetmja rrugëzgjidhje për rininë dhe familjet shqiptare. Sipas tyre, Shqipëria duhet të garantojë kushtet e nevojshme ekonomike e sociale që qytetarët të mund të ndërtojnë të ardhmen dhe të punojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Edhe në këtë ditë të 78-të, tubimi do të shoqërohet me fjalime nga aktivistë e qytetarë, pankarta me mesazhe kritike dhe thirrje për llogaridhënie. Protestuesit konfirmojnë se rezistenca do të vazhdojë pa u ndalur deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore e të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...