Cërrik/ Zjarr i përmasave të mëdha përfshin një parcelë me ullinj, ndërhyjnë forca të shumta zjarrfikëse”

CËRRIK ,16 gusht 2026/Albania Express News/- Situata të shpeshta të rënies së zjarreve janë shënuar gjatë kësaj vere në territorin e bashkisë Cërrik, duke vënë në angazhim të vazhdueshëm shërbimin zjarrfikës.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të diele në qytetin e Cërrikut, në Lagjen Nr. 1, ku një parcelë me sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj është përfshirë nga flakët.

Zjarri është konstatuar rreth orës 12:45, ndërsa për shkak të përmasave të tij dhe afërsisë me zona të banuara, në terren janë angazhuar forca dhe mjete të shumta të MZSH-së së Bashkisë Cërrik.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullinj në zonën periferike të qytetit. Pranë parcelës ndodhen edhe banesa, çka ka rritur shqetësimin për përhapjen e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, situata aktualisht është nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të vatrave dhe për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e saktë e dëmtuar dhe shkaku i rënies së zjarrit.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo rrezik të përhapjes së flakëve drejt banesave apo sipërfaqeve të tjera me bimësi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...