Përkeqësohet situata në Lurë, terreni dhe era vështirësojnë ndërhyrjen

LURË -DIBËR ,12 gusht 2026/Albania Express News/-Situata e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë problematike, ndërsa flakët, aktive prej dy ditësh, janë përhapur gjatë natës drejt zonës së Gjagjishtit dhe pllajave të Lanë Lurës.

Gjatë ditës së djeshme në operacionet për shuarjen e flakëve u angazhuan rreth 100 persona, forca të Bashkisë, Emergjencave Civile, shërbimit zjarrfikës dhe vullnetarëve. Në ndihmë të operacionit u vunë edhe dy helikopterë.

Pavarësisht ndërhyrjes, situata vijon të përkeqësohet. Në terren kanë mbërritur sot edhe 40 efektivë ushtarakë të Batalionit të Mbështetjes, të cilët do t’u bashkohen forcave që po punojnë për izolimin e vatrës.

Pritet sërish ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll situatën, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë si pasojë e mungesës së rrugëve pyjore dhe erës së fortë që favorizon zjarrin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama ik!”/ Protestuesit nuk largohen nga Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur...

Berisha: Minimumi jetik është plotësisht i mundshëm, asnjë pension nën 200 euro

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë...

Në gjurmët e Rrugës Egnatia , Qukës Skënderbej -Xhyrë-Dardhë , një udhëtim mes historisë, natyrës dhe mikpritjes shqiptare

Qukës Skënderbej -Xhyrë–Dardhë / Rruga e lashtë Egnatia kthehet...

Një javë pas Asamblesë, Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, çfarë pritet të ndodhë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Një javë pas...