TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka deklaruar se rrethe të brendshme në PD kanë dhënë alarmin se kjo forcë politike me Sali Berishën në krye po shkon drejt shuarjes.
Spaho thekson se, PD ka që nga viti 2022 që po vrapon drejt shuarjes dhe arkitekti i shuarjes është Sali Berisha pasi sipas tij vuri interesat personale mbi ato të partisë.;
Ish-nënkryetari thekson se sot ne PD dominojnë ata qe Berisha nuk u ka lënë gjë pa ju thënë dhe reciprokisht edhe ata nuk kanë lënë gjë pa i thënë Berishës.
Sapho nënvizon se, asnjë prej tyre nuk i beson Berishës, madje as Flamur Noka pasi ka parë nga afër gjithë prapaskenat se çfare ka ndodhur në PD gjatë 4 viteve tëfundit.
Në PD ka një shumicë drejtuese që e di se me Berishën nuk ka të ardhme. Sipas tij çdonjëri shpreson që duke i bërë qejfin Berishës të jetë nesër trashëgimtari i tij, por sipas Spahos e ardhmja i takon atij që do ta sfidojë atë.
“Rrethe të brendshme në PD japin alarmin që kjo force politike me Berishën në krye po shkon drejt shuarjes.PD ka qe nga viti 2022 qe po vrapon drejt shuarjes dhe arkitekti i shuarjes eshte Sali Berisha. Ai vuri interesat e tij mbi ato te PD.E filloi drejt me Rithemelimin, por e braktisi rruges pas zgjedhjeve te pjeshme ne 6 bashki, ne Shkurt 2022.Ai mendoi qe marrja e vules dhe simboleve dhe bashkimi pa princip me ata qe u nda per principe ne Shtator 2021, ishte me i leverdisshem se sa ruajtja e fondamenteve te Rithemelimit.
Berisha i la ne balte dhe i shihte si pengese, te gjithe ata qe i dolen krah ne ditet me te veshtira te karieres se tij politike, kur e pezulluan nga grupi parlamentar i PD ne Shtator 2021. Sot ne PD dominojne plotesisht ata qe Berisha nuk u ka lene gje pa ju thene dhe reciprokisht edhe ata nuk kane lene gje pa i thene Berishes.
Asnje prej tyre nuk i beson Berishes, madje ne thelb as Flamur Noka me intuiten e tij prej fshatari nuk i beson, pasi ka pare nga afer gjithe prapaskenat se cfare ka ndodhur ne PD gjate 4 viteve te fundit. Ai e di qe Berisha eshte jo mirenjohes per ata qe sakrifikojne per te.Me kete veprim ai humbi perfundimisht besimin e bashkepuntoreve te afert dhe publikut qe mendonin se rikthimi formal i Berishes ne krye te PD, do i sherbente interesit me te mire te kesaj force politike, opozites, publikut dhe vendit.
Se sa e gabuar ishte strategjia qe Berisha ndoqi gjate periudhes 2022-2025 e treguan zgjedhjet e 11 Majit 2025, te cilat i humbi me 300 mije vota diference me PS, ose 10 here me thelle se sa humbi Basha ne vitin 2021.PD-ne e sotme, e paafte te rikthehet ne pushtet, Berisha e ka modeluar me ndergjegje ne kete forme, sepse ajo keshtu i duhet. Rrotull tij ka mbledhur njerez qe bejne zhurme sepse zhurma i duhet.Sheshi sot nuk eshte i PD si dikur, sepse PD nuk ka synim te rikthehet fituese, objektivi eshte te ruhet statukuoja, te gezoje privilegjet qe i jep te qenurit ne opozite.
Se ne cfare bataku eshte opozita, sa te pashprese e shikon ajo vehten per te rrezuar Ramen, e tregon bashkimi ne proteste me marksistet e Tiranes, fondamentalistet e islamit politik, xhamillaret e Tetoves, vullnetaret neomarksiste te Prishtines, ekstremistet molotovare, antiamerikane te te gjitha formave e karrigethyerit e PS qe shikojne endrra vere se po i marrin pushtetin Rames.
Nje parti e djathte nuk mund te vije ne pushtet me kete shporte karavidhesh, me revolucion, nepermjet rruges, me force, me molotov. Te djathtet vijne ne pushtet me vote, me fitore ne zgjedhje. Edhe nese zgjedhjet vidhen, duhet gjetur njeriu i duhur qe nuk lejon manipulimin zgjedhor, sikurse e gjeten te djathtet ne Hungari.Qe PD te kthehet ne force te vertete opozitare i duhet te ndryshoje rrenjesisht.
Ajo duhet te marre pergjegjesine publike per gabimet dhe kompromiset e renda qe ka bere, te ndryshoje lidershipin, te hartoje nje program me kembe ne toke per sfidat qe ka vendi, te permiresoje ne menyre thelbesore marredheniet me nderkombetaret dhe te hidhet ne terren, atje ku jane qytetaret dhe votuesit.
Kete ndryshim nuk mund ta beje Berisha. Ai i tregoi kufizimet e tij, qe i intereson statukuoja dhe jo nje PD opozitare e vertete.Prandaj ndryshimi duhet te filloje me largimin e Berishes.Ne PD ka nje shumice drejtuese qe e di se me Berishen nuk ka te ardhme. Fatkeqesisht cdonjeri shpreson qe duke i bere qejfin Berishes te jete neser trashegimtari i tij.Nje skenar i tille nuk ka per te ndodhur. Berisha ka te tjera plane.
Oportunizmi dhe servilizmi nuk ndihmon asnjehere cilindo individ qe ka kete objektiv dhe nuk e shpeton dot nje force politike nga shkermoqja.E ardhmja do i takoje atij qe do guxoje te sfidoje Berishen. Ne te kundert, do ndodhe ajo qe po e paralajmerojne edhe njerezit e afert te Berishes, PD lindi me Berishen dhe do mbaroje para tij”, shkruan Spaho.

