Sherif Merdani, këngëtari që e burgosën dhe torturuan pas festivalit të 11-të

Sherif Merdani lindi në Korçë dhe u rrit me pasionin për muzikën që në vegjëli. Vinte nga një familje që për kohën cilësohej si me “biografi të keqe”. Sherif Merdani mbaroi Shkollën e Mesme Pedagogjike dhe u caktua mësues në fshatin Backë të Skraparit. Falë mbështetjes së kompozitorit Agim Krajka, Sherif Merdanit iu dha mundësia të performonte në Estradën e Korçës.Gjatë kohës që u vendos në Tiranë me studime, falë talentit që kishte, ai u mbështet nga Vaçe Zela për t’u njohur si këngëtar.

Fillimisht mori pjesë në Festivalin e 8-të Këngës, dhe në vazhdim në festivalet pasardhëse.Kulmin si artist do e arrinte në Festivalin e 11-të. Do të ishte ky festival që do të shërbente si pikënisje e sulmit ndaj kulturës, artit dhe shfaqjeve të huaja, sulm që u thellua zyrtarisht nëpërmjet Plenumit IV të KQ të PPSH në qershor të vitit 1973. Mes shumë kolegëve artistë, Sherit Merdani arrestohet në Librazhd ku asokohe punonte në Shtëpinë e Kulturës.

Gjykata e Rrethit të Librazhdit e dënoi me 10 vjet heqje lirie me akuzën “agjitacion dhe propagandë”. Teksa po vuante denimin në Spaç, u ridënua me 10 vjet të tjera. Do të lirohej më 1989, pas 16 vitesh heqje lirie në Spaç, Burrel e Qafë Bari. Me ardhjen e demokracisë, Sherif Merdani caktohet si diplomat disa tituj, fjalet kyce pa presje, tag meta me presje, 150 karaktere per meta në Ambasadën Shqiptare Romë dhe më vonë në Bukuresht. Ka punuar edhe si Drejtor i Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndërroi jetë në Tiranë në vitin 2021.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...