Automotoparku në Elbasan po merr formë, Rama: Shqipëria drejt garave prestigjioze të Formula 1

Automotoparku i Elbasanit po ngrihet si një kompleks sportiv ndërkombëtar sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, duke hapur rrugën për zhvillimin e garave më prestigjioze të motorsportit, përfshirë edhe Formula 1.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i ndërtimit, duke theksuar se projekti po avancon me ritme të shpejta dhe tashmë po merr formë konkrete.

Sipas tij, ky investim strategjik do të sjellë një transformim të rëndësishëm në shërbimet e automotorizimit dhe në infrastrukturën sportive e turistike të vendit.

Automotoparku, cirkuiti i parë motorsportiv në Shqipëri, po ndërtohet pranë lumit Shkumbin dhe do të shërbejë si një platformë ultramoderne për garat automobilistike dhe motorike, duke çelur një epokë të re zhvillimi jo vetëm për Elbasanin, por për gjithë vendin.

Ky projekt ambicioz pritet ta shndërrojë Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për sportet motorike dhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, duke tërhequr mijëra të apasionuar pas Formula 1 nga e gjithë bota.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...

PD kërkon shkarkimin e Peleshit në Këshillin e Legjislacionit, Gjiknuri: Rrëzojmë pretendimet e opozitës

Nën  drejtimin e Aulona Bylykbashit, në cilësinë e kryesueses...

Analiza/ “Kartoni i verdhë për shqiponjën, Armando Duka duhet të vejë në vend dinjitetin e Shqipërisë

Nga Ergys Mërtiri Armando Duka duhet të nisë urgjentisht një...