Rënia e lindjeve dhe largimi i të rinjve rrezikojnë të ardhmen e Greqisë

Greqia po përballet me një krizë demografike alarmante që pritet të thellohet në dekadat e ardhshme. Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm dhe popullsia po plaket me ritme të përshpejtuara. Në vitin 2023, vendi regjistroi vetëm 72 mijë lindje — gati gjysma e mesatares së viteve ’50 dhe ’60.

Sipas Universitetit të Thesalisë, kjo rënie nuk është vetëm një fenomen demografik, por lidhet ngushtë me sfida sociale dhe ekonomike. Që nga rreth 11 milionë banorë një dekadë më parë, sot Greqia ka rënë në afro 10 milionë. Ndër faktorët kryesorë të këtij trendi janë emigrimi masiv i të rinjve dhe një numër më i madh vdekjeve se lindjeve që nga viti 2011.

Shumë të rinj të arsimuar zgjedhin të largohen drejt vendeve me mundësi më të mira pune dhe jetë më të qëndrueshme. Kriza e strehimit, çmimet e larta të banesave dhe mungesa e aksesit në strehim, po pengojnë krijimin e familjeve të reja. Sot, një në katër grekë është mbi 65 vjeç. Për gratë e lindura rreth viteve 1980, një në pesë nuk ka fëmijë — një tregues i qartë i thellimit të krizës demografike.

Deri në vitin 2035, Greqisë do t’i duhen mbi 2 milionë punonjës për të zëvendësuar të dalët në pension dhe për të mbështetur një ekonomi në zhvillim. Dikur emigrantët ndihmonin në ngadalësimin e plakjes së popullsisë. Sot, trendi është i kundërt, dhe vendi po përjeton një “zbrazje të heshtur” që mund të përcaktojë fatin e tij për dekadat e ardhshme. Sipas OKB-së, deri në vitin 2100 popullsia greke mund të bjerë nën nivelin e vitit 1950, nën 7-8 milion banorë.

Greqia ka nevojë për zgjidhje urgjente për të mos humbur të ardhmen dhe për të siguruar stabilitet ekonomik dhe social.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...