Deputetja Bora Muzhaqi reagon për reformën territoriale: Do të jem zëri i banorëve, Prrenjasi duhet të mbetet bashki

PRRENJAS ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja e qarkut të Elbasanit, Bora Muzhaqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatet dhe shqetësimet e ngritura nga banorët e Bashkisë së Prrenjasit për reformën e mundshme territoriale.

Muzhaqi shprehet se gjatë ditëve të fundit ka marrë dhe ka lexuar të gjitha mesazhet e qytetarëve, duke theksuar se e kupton plotësisht shqetësimin e tyre. Ajo nënvizon se gjatë dy viteve të fundit ka qenë pranë banorëve në çdo sfidë dhe problematikë, duke njohur nga afër historinë, traditat dhe potencialin e zonës.

Në reagimin e saj, deputetja vlerëson veçanërisht Rrajcën, Stravajn, Qukësin dhe bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Shebenikut, ndërsa shpreh respekt për banorët punëtorë të Prrenjasit, të cilët, sipas saj, kanë kontribuar në zhvillimin e kësaj bashkie.

Sipas Muzhaqit, mesazhi që ka marrë nga qytetarët është i qartë: banorët kërkojnë që Bashkia e Prrenjasit të vazhdojë të mbetet bashki.

Deputetja thekson se reforma territoriale duhet të ketë si objektiv përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e efikasitetit të qeverisjes vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillim. Megjithatë, ajo shton se çdo ndryshim i tillë duhet të mbështetet në analiza të mirëfillta, në të dhëna konkrete dhe mbi të gjitha në dëgjimin e komuniteteve që preken drejtpërdrejt, duke respektuar identitetin, traditën dhe interesin e banorëve.

Në përfundim të reagimit të saj, Bora Muzhaqi garanton se do të vazhdojë të jetë zëri i banorëve të Prrenjasit, duke përcjellë shqetësimet e tyre në çdo nivel institucional ku mund të kontribuojë, me argumente dhe analiza.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë...

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...