RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve me Celjen, por ajo tashmë e di se cilët do të jenë kundërshtarët e raundit të tretë kualifikues të këtij kompeticioni nëse do të arrijë të kualifikohet.
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të tretë të këtij kompeticioni dhe për Egnatian fati deshi që të përballet me fituesin e çiftit mes Ararat Armenia dhe Shamrock Rovers, dy kundërshtarë që konsiderohen mëse të kalueshëm për Egnatian që do të kërkojë të vijojë të shkruajë historinë.
Egnatia nëse kalon në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve do të ketë edhe një avantazh tjetër, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në shtëpi. Ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve do të luhen në 4 ose 5 gusht, ndërsa ajo e kthimit në 11 gusht.

