Protestuesit mblidhen te Kuvendi, personalizojnë vezët me emrat e deputetëve dhe ndryshojnë strategji, policia ‘gardh’ para institucionit

TIRANË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet sot në ora 12:00 ende nuk ka nisur, sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.

Dhjetëra protestues janë mbledhur në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion kanë nisur të mbërrijnë deputetët dhe ministrat socialistë.
Ndërkaq, disa prej tyre shihen me vezë në duar duke shkruar në to emrat e deputetëve, teksa po ashtu kanë sjellë edhe kollaro. Ata shprehen se kanë ndryshuar ‘strategji’ dhe se nuk do t’i godasin me vezë, por do t’ua japin në dorë dhe do t’u kërkojnë deputetëve që t’i thyejnë ose jo.

Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit. Po ashtu policia ka marrë masa duke bllokuar zonën përreth për të shmangur incidente.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim

ELBASAN ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Detaje të reja kanë...

Reformat në shëndetësi ulin ndjeshëm kohën e pritjes për CT, MRI dhe koronarografi

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Reformat e ndërmarra gjatë...

Salla: Organizimi i fermerëve dhe zgjerimi i tregjeve forcojnë prodhimin vendas

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Bujqësisë dhe...