FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit ”Fenerbahçe” zhvilloi ceremoninë e nënshkrimit për transferimet e reja Vedat Muriqi, Mason Greenwood dhe Nathan Ake.

Në ceremoninë e mbajtur në stadiumin ”Chobani” në Stamboll morën pjesë Greenwood, Ake, Muriqi, anëtari i bordit drejtues të klubit, Cihan Kamer, si dhe drejtori i futbollit Oguz Çetin.

Cihan Kamer tha se transferimet e reja janë realizuar pas një procesi të vështirë dhe se klubi ka punuar shumë për të sjellë lojtarë të rëndësishëm.

Ai theksoi se synimi i ”Fenerbahçes” është titulli kampion.

Oguz Çetin tha se dëshira e lojtarëve për të qenë pjesë e “Fenerbahçes” ishte shumë e rëndësishme dhe se klubi ka afruar tre futbollistë me vlera që do t’u përgjigjen pritshmërive të tifozëve.

”Do të tregoj se jam i denjë për këtë fanellë”, u shpreh Vedat Muriqi.

 “Falënderoj anëtarët e bordit drejtues që më dhanë përsëri këtë mundësi. Do të tregoj se jam i denjë për këtë fanellë. Jam shumë i nderuar dhe krenar që do ta vesh përsëri këtë fanellë të nderuar”, tha ai.

Duke folur për rikthimin e tij te ”Fenerbahçe”, sulmuesi kosovar tha se tani ka më shumë përvojë krahasuar me periudhën e parë kur iu bashkua klubit.

“Kur erdha për herë të parë te Fenerbahçe isha 25-vjeç. Ishte hera e parë që bëhesha pjesë e një klubi të madh. Tani ndryshimi i vetëm është se jam shumë më me përvojë. Dëshira dhe ambicia ime vazhdojnë”, tha ai.  

Nathan Ake tha se ishte shumë i lumtur për transferimin dhe se ”Fenerbahçe” ka një ekip të fortë. Ai theksoi se do të bëjnë maksimumin për të luftuar për titullin.

Mason Greenwood tha se është i lumtur që është pjesë e ”Fenerbahçes” dhe se dëshiron të kontribuojë për ekipin

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes...

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

Aksident tragjik në Zvërnec ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti , i plagosur edhe një 18-vjeçar që udhëtonte me t

VLORË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...