Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, i biri i shpallur në kërkim për dhunimin e efektivit të policisë

SARANDË ,18 korrik 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë, ku ka mbetur i plagosur 50-vjeçari Thimjo Rubati.

Detajet e para të hetimit tregojnë për Top Channel se ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë Mihal Velço.
Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim djalin e Thimjo Rubatit, Andrea Rubati, 27 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj, të tre me precedentë penalë.

Po ashtu emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh, ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME