Fatjon Bunjaku entuziast te Elbasani: “Pritja ka qenë e ngrohtë”

Sulmuesi i ri i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, i afruar këtë merkato vere, ka shprehur kënaqësinë për ambientin dhe mikpritjen që ka gjetur te skuadra verdheblu. Futbollisti nga Kosova konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të klubit.

Në prononcimin e tij për mediat, Bunjaku theksoi pritjen pozitive që ka marrë nga lojtaret, stafi dhe tifozeria. “Pritja ka qenë shumë e mirë, si nga lojtarët, stafi dhe tifozeria. Ndihem shumë mirë që jam pjesë e këtij klubi me një traditë shumë të madhe”, u shpreh 21-vjeçari.

Sulmuesi vuri në pah gjithashtu harmoninë brenda skuadrës, e cila reflektohet si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. “Atmosfera është shumë e mirë brenda klubit, si në fushë edhe jashtë saj”, tha Bunjaku.

Ai folën edhe për fazën përgatitore dhe përkushtimin e ekipit gjatë verës, duke nënvizuar vendosmërinë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. “Kemi punuar shumë si ekip gjatë ndeshjeve miqësore dhe fazës përgatitore. Ne në çdo ndeshje do të japim gjithnjë maksimumin”, shtoi sulmuesi, i cili debutoi me verdheblutë ndaj Flamurtarit.

Me kontributin e tij në repartin ofensiv, mbështetjen e tifozëve dhe ambientin pozitiv brenda ekipit, Bunjaku pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës që drejtohet nga Ivan Gvozdenoviç, duke rritur pritshmëritë për sezonin e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis aplikimi për në universitete, Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga sot,...

Ivan Gvozdenoviç përballë dy misioneve te AF Elbasani: Harmonia e grupit dhe përforcimet cilësore, çelësi i një sezoni ambicioz

ELBASAN ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi nga Conference League...

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i...