Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi u pyet në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN lidhur me platformën e shpalosur së fundmi nga Elisa Spiropali.

Bylykbashi vuri në dukje se PS është një parti e hapur, me demokraci të brendshme në nivel të lartë, dhe ku çdokush ka të drejtë të shprehë opinionin e saj.

Megjithatë deputetja vuri në dukje se PS ka një statut dhe vendimet merren përmes një vendimmarrje kolegjiale.

 

“I kam ndjekur patjetër reagimet e Spiropalit. Folëm për demokracinë, PS është shumë e hapur, madje nuk kanë kaluar 2 muaj nga një fushatë e re anëtarësimesh që kishte bënte me këtë objektiv, hapjen e PS. Demokracia e brendshme është në nivel aq të lartë, saqë secili nga ne dhe kolegët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre. Në këtë prizëm edhe znj.Spiropali ka të drejtë të shprehë çdo opinion në raport me organizimet brenda partisë, qeverisjen me të gjitha. PS ka një statut, ka struktura, ku diskutohen këto pretendime të palëve dhe brenda shtëpisë sonë marrin vendime dhe i bëjmë të qarta për publikun. Kështu ka ndodhur gjithmonë dhe kështu do ndodhë. Në shtëpinë socialiste dëgjohet çdo anëtar i familjes dhe vendimmarrja është kolegjiale”, tha Bylykbashi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Flamingo Mirror”, transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur pas mbytjes së varkës

BOTA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando...